E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave sonte në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Mësohet se viktima është Egzon Haziri, rreth 30-vjeç.

Haziri s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Në anën tjetër, dy të plagosurit po ashtu janë dërguar në Emergjencë dhe sipas informacioneve të para, që të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.