Familja Berisha nga Prishtina ka marrë një lajm të kobshëm ditën e sotme, pasi djali i tyre ka humbur aksidentalisht jetën në një moshë të re.
Bëhet fjalë për Qëndrim Berishën, i cili ishte mërgimtar dhe vepronte në Slloveni.
Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët, ku kanë bërë të ditur se i ndjeri humbi jetën në vendin e punës.
Ike para dy vitesh për n’Slloveni për një jetë ma të dinjitetshme dhe për ta ndihmuar familjen. Por ja që një fatkeqësi në vendin e punës dhe ti tash do mbetesh vetëm një kujtim në mendjet tona!”, thuhet në një njoftim nga familjarët e të ndjerit.