E dhimbshme! Ishte vajzë e vetme, gruaja shqiptare pranon krimin sot në gjyq për vrasjen e 7-vjeçares

Gruaja shqiptare pranon vrasjen e vajzës 7 vjeçe në seancën e sotme të gjyqit. Kështu pretenduan pas gjyqit sot mediat britanike. Emily Jones, shtatë vjeçe, u qëllua me thikë për vdekje para prindërve të saj, në një park. Mediat britanike që e pasqyruan ngjarjen e rëndë dhe tragjike raportojnë se gruaja shqiptare pasi një herë e pafajshme ka pranuar se e ka vrarë me thikë vajzën shtatë vjeçare. Ajo u qëllua në një park para prindërve të saj në Ditën e Nënës, këtë vit dhe ishte vajza e vetme e tyre.

Emily Jones ishte atë ditë në Bolton, Manchester, kur u sulmua nga Eltiona Skana, 30 vjeçarja shqiptare, e cila ishte e panjohur për familjen e tyre. Duke dalë sot përmes “video-seance”, Skana ishte u shoqërua nga një avokat. Skana, me origjinë nga Shqipëria, u deklarua fillimisht e pafajshme për akuzën e vrasjes më 22 mars në Queen’s Park në Bolton, por Apolu rihapi çështjen. Sipas hetimeve, Emily e vogël ishte me prindërit e saj kur ajo u godit me thikë fatalisht. U dëshmua se një grua e goditi atë në qafë, duke shkaktuar dëmtimin katastrofik.

Emily u dërgua me urgjencë në Spitalin Royal Salford, aty pranë, por u shpall tragjikisht e vdekur pasdite pavarësisht përpjekjeve të mjekëve që luftuan për të shpëtuar jetën e saj.

Skana u arrestua nën dyshimin e vrasjes së Emily, që prej asaj kohe. Duke folur në një seancë të mëparshme, gjykatësi Richard Mansell QC, iu drejtua babait të Emily, duke thënë: ‘Unë do të them diçka personalisht për ty. Nuk mund ta imagjinoj dhimbjen që po kalon ti dhe gruaja jote në këtë moment. ‘Ju keni simpatinë time personale, më të thellë dhe jam i sigurt se simpatia më e thellë e të gjithëve të përfshirë në procesin gjyqësor. “Kjo çështje ka një përparësi të lartë”. Gruaja shqiptare dyshohet se kishte probleme mendore.

Para aktit dyshohet se ajo ishte e ulur në një stol parku dhe e theri vajzën në qafë, ndërsa ajo po kalonte pranë me një skuter. Skana pasi u arrestua nën dyshimin e vrasjes dhe u ndalua, u izolua në qelinë ku qëndrojnë njerëz me probleme të shëndetit mendor, derisa të jepet vendimi. Ajo pretendoi se ishte e pafajshme për vrasjen, por e pranoi atë gjatë një seance sot në Gjykatën e Mançester, përmes video-lidhjes nga spitali i sigurisë së lartë Rampton, Nottinghamshire.

Avokati Michael Brady, duke ndjekur penalisht, i kërkoi gjykatësit të shtynte seancën për shtatë ditë që avokatët e prokurorisë të merrnin në konsideratë lutjen e tyre. Gjykatësi Henshaw ra dakord për shtyrjen, duke shtuar se çështja do të vazhdonte në bazë të një gjyqi të plotë ’të planifikuar për 23 nëntor.

Babai i Emily, Mark Jones, një menaxher banke, ishte në seancë për dëgjimin e shkurtër të dëshmive. Nëna e saj, avokatja Sarah Barnes, nuk mori pjesë. Në homazhet e bëra kur vajza u vra, prindërit e fëmijës thanë: Emily ishte shtatë vjeçe, fëmija ynë i vetëm dhe drita e jetës sonë. “Ajo ishte gjithnjë plot gëzim, dashuri dhe e qeshur. Emily kishte një buzëqeshje të rrallë dhe ishte e bukur brenda dhe jashtë. Ajo kishte një zemër aq të madhe, sa vetë buzëqeshja e saj. ’