E dhimbshme/ Çifti i të moshuarve i japin lamtumirën njëri-tjetrit

Të kapur për dore në një shtrat të mbushur me tuba oksigjeni…kjo mund të jetë një ndër pamjet më rrëqethëse në këto ditë të vështira për botën, ku njerëzit po luftojnë me armikun e padukshëm të quajtur COVID-19. Ky çift i moshuar të dy të prekur me COVID ishin në gjendje t’i thoshin njëri-tjetrit lamtumirën e fundit në spital .

Sipas mediave të huaja, Gerry Jarrett, 79 vjeç dhe gruaja e tij Barbara, 76 vjeçe, kanë qenë në pavijone të ndara në Spitalin Frimley Park, Surrey – Angli, pasi u pranuan dy javë më parë. Kur gjendja e Jarrett u përkeqësua të martën, spitali lejoi çiftin nga Bracknell, Berkshire, të kalonin një kohë të çmuar së bashku pasi ajo dukej se ishte drejt fundit.

Duke përshkruar bashkimin e tyre, vajza e tyre Chloe Keljarrett i tha BBC: Babai u fut me karrocë, duke qarë, i preku dorën dhe sytë e saj u hapën. Ajo ishte zgjuar, e ndritshme dhe mund të fliste. Keljarrett tha se prindërit e saj ishin bashkë prej 50 vitesh dhe falënderoi spitalin për përpjekjet e tyre të pabesueshme për të lejuar babanë e saj të ndante më shumë momente me gruan e tij.

Keljarrett, e cila është mësuese në Shkollën Brakenhale tha që prindërit e saj arritën të shiheshin përsëri të mërkurën ‘për një ose dy orë të çmuara shtesë’. Ajo shtoi se babai i saj po tregonte shenja përmirësimi por kishte një udhëtim shumë të gjatë për të bërë deri në fund.