E detyrojnë të largohet nga puna drejtoreshën e shkollës së mesme në Tetovë!

Sot (21-mars) në orën 10:45, 45-vjeçaja T.Ll. nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se më 18-mars të këtij viti rreth orës 15.00, personat S.S.(44) dhe V.A. (33) të dy nga Tetova e kanë thirrur që të vijë në lokalet e Komunës së Tetovës dhe pasi ka hyrë në njërën nga zyrat i kanë thënë, gjegjësisht i kanë kërkuar pa asnjë shpjegim, që me shkrim të japë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës në shkollën e mesme të Tetovës, jo më vonë se deri më 21 mars 2022. Sipas raportit, ata i kanë thënë gjithashtu se janë autorizuar nga kryetari i komunës dhe se në emër të tij kërkojnë dorëheqjen e saj. Denocuesja T.Ll. sipas raportit, ka përmendë se që nga data 9 mars të vitit të kaluar, kur me vendim është zgjedhur në detyrën e drejtoreshës, nuk kishte marrë asnjë njoftim për ndonjë lëshim apo gabim në punën e saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit dhe do të vijojë parashtresë përkatëse.