Një burrë nga Kavadari është arr*estuar dje pasi ka detyruar një vajzë të mitur të merrej me pro*stit*ucion.
“Dje, zyrtarë policorë të Policisë së Kavadarit kanë arrestuar M.K.(19) nga Kavadari. Ai dyshohet se ka detyruar të dashurën e tij të mitur t’u ofrojë shërbime sek*sua*le personave të tjerë.
Personi është ndaluar në stacionin policor në Kavadar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB. Po ashtu gjatë ditës së djeshme policët e Negotinës kanë arr*estuar T.A.(42) dhe B.M.(24) nga fshati Krivopalaneçko, për shkak se në në një pikë karburanti në Negotinë kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një konfrontim fizik të ndërsjellë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.