E dërgoi në motele, pastaj në ordinancë për të abortuar, detaje se si u dhu*nua e mitura në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e parabu*rgimit prej 30 ditësh të pandehurit Sh. J i cili dyshohet se dhu*noi se*ksualisht një të mitur në Gjilan Sipas aktakuzës SH.J e kishte dërguar të miturën në motele të ndryshme duke e detyruar të kryejë marrëdhënie sek*suale dhe si pasojë e mitura kishte mbetur shtatëzënë.

Pas motelit SH.J e kishte dërguar të miturën në ordinancë private ku e kishte detyruar të abortonte. Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhu*nimi” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Kr*imeve të Rënda pas shqyrtimit të shkresave të lëndës ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit pasi që duke marrë bazë edhe rrezikshmërinë e kësaj vepre pasojat të cilat i janë shkaktuar të miturës si dhe ambientit dhe kushtet në të cilat jeton i pandehuri të gjitha këto japin arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri mund të përsërisë veprën penale” thuhet në komunikatën e Gjykatës.