Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është ngritur kallëzim penal kundër V.M.(31), për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Ai dyshohet, se si drejtor në Ndërmarrjen Publike në komunën e Gazi Babës ka angazhuar shtatë persona në punë sezonale, por pa nënshkruar kontratë me të njëjtit dhe duke mos i kontrolluar se sa janë të rregullt në punë.
Ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Gazi Babës për mbi 1 milionë denarë!
I denoncuari në rolin e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Gazi Babë 2007″ – Shkup gjatë vitit 2021, duke mos e kryer autorizimin zyrtar si person që kryen punë të interesit publik, krahas të tjerëve, ka angazhuar shatë punëtorë sezonalë të cilët nuk kanë nënshkruar marrëveshje për punë me NP-në, për të cilët nuk ka kryer kontroll për rregullshmërinë në vendet e punës, dhe të njëjtit janë udhëhequr sikur të jenë të rregullt në punë kurse i denoncuari nga Buxheti i Komunës së Gazi Babës u ka paguar paga në vlerë prej 1.218.000 denarë. Me këtë, shtatë personat kanë arritur pasuri të kundërligjshme në dëm të buxhetit të Komunës së gazi Babës”, qëndron në njoftimin e MPB-së