E dashura sërish shtatzënë, Putin aspak i lumtur: Nuk dua më fëmijë, aq më tepër vajzë

Alina Kabaeva thuhet se është shtatzënë me fëmijën e tyre të pestë por kur Putini mësoi gjininë e fëmijës, nuk u duk fare i emocionuar, sipas një postimi të General SVR në Telegram. Në total, thuhet se Putin është baba i tetë fëmijëve, dy prej të cilëve janë djem.

“Unë nuk dua më vajza,” tha Vladimir Putin kur mësoi gjininë e foshnjës. “Në moshën 69-vjeçare, lideri i Rusisë do të përjetojë edhe një herë atësinë, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon ende, megjithatë, ai nuk duket shumë i lumtur që do të ketë edhe një vajzë tjetër”.

Putini thuhet se ka gjithsej katër fëmijë me të dashurën e tij Alina Kabaeva, e cila është 30 vite më e vogël se ai. E dashura e Putinit, Kabaeva, besohet se ka dy djem dhe vajza binjake me presidentin rus, të gjithë të lindur në Zvicër. Ajo dhe fëmijët ndodhen në një vend sekret në vend.

Kujtojmë se lideri rus ka dy vajza nga martesa me ish stjuardesën ruse Lyudmila Skrebneva. Putin thuhet gjithashtu se ka një “vajzë të fshehtë”, Luiza Rozova, e njohur gjithashtu si Elizaveta Krivonotzic, të cilën e kishte me Svetlana Krivonotzic, të dashurën e tij në vitet 1990.