E çuditshme, nusja nga Tetova rrah rëndë kunatin

Pesëdhjetë e shtatë vjeçari V.S. nga Tetova (18 mars), në ora 21.00, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 18:30 në shtëpinë e tyre të përbashkët kishte qenë i sulmuar nga bashkëshortja e vëllait të tij.

Gjatë sulmit, sipas denoncimit, ajo kishte përdorur një mjet të fortë. Po punohet për zbardhjen e çështjes, njofton SPB-Tetovë.