E braktisi para 48-vitesh, nëna e penduar takon për herë të parë djalin e saj


Historia e Kujtimit ka nisur para 48-vitesh kur mamaja e tij, Rajmonda ka qenë e re dhe e dashuruar.

Fatkeqësisht pas një periudhe Rajmonda ishte ndarë dhe kishte ngelur shtatzanë. Tepër e re dhe e detyruar nga rrethanat edhe nga mentaliteti i njerëzve, ajo e kishte lënë Kujtimin në spitalin ku kishte lindur.

Kujtimi rrëfeu se e kishte kërkuar nënën e tij biologjike për vite të tëra, por pa asnjë rezultat pozitiv. Ai i kishte shkruar programit para një viti dhe gjatë gjithë kësaj kohe gazetarët e kishin ndjekur si rast derisa kishin rënë në gjurmët e nënës biologjike. Edhe nëna biologjike e Kujtimit, ka pranuar ftesën për të takuar djalin.

Kujtimi, të cilin e kishte lindur dhe braktisur para 48-vitesh ishte përballë saj. Nëna e Kujtimit e penduar dhe e përlotur rrëfeu se e kishte kërkuar djalin e saj por pa asnjë rezultat. “Të kam thirrur këtu për të të falenderuar që më solle në jetë. Nuk kam pasur kurrë qëllim që të të paragjykoj, thjesht doja të dija prejardhjen time e të të takoja ty!” ishte mesazhi i djalit për nënën e tij.

Në fund pas shumë momentesh prekëse dhe emocionuese nënë e bir u takuan për herë të parë pas 48 vitesh, mbrëmjen e sotme.