E bëri shqiponjën me duar, shteti serb do të ngre padi ndaj shtetasit nga Maqedonia e Veriut


Policia e Nishit ka dënuar një shtetas nga Maqedonia e Veriut që jeton në Zvicër pasi nga vetura e tij ka bërë me duar simbolin kombëtar të shqiponjës dykrerëshe gjatë vozitjes në trafik në këtë qytet serb.
Sipas mediave serbe policia ak*uzon shtetasin me akuzën për nxitje të urrejtjes kombëtare.

Ai ak*uzohet se, ndërsa po voziste, ai hapi dritaren e një makine me targa zvicerane dhe u soll në mënyrë të papërshtatshme ndaj një personi tjetër në trafik, duke aluduar në simbolet nacionaliste me shqiponjën dykrerëshe.
Kallëzimi penal do të ngrihet kundër të dyshuarit në prokurorinë e lartë publike në Nish.