E bën edhe këtë, Kina krijon diellin artificial

Kina dëshiron të ndërtojë një mini-diell në Tokë dhe ta strehojë në një reaktorë. Ky ka qenë qëllimi i shumë ekipeve të shkencëtarëve në mbarë globin – që do të krijonte energji të pakufizuar të pastër përmes fuzionit nuklear.

Por sipas mediave kineze shtetërore, ekipi kinez ka vendosur një rekord të ri botëror: temperaturën prej 120 milionë gradësh të celsiusit për 101 sekonda.
Reaksionet e fuzionimit nuklear kërkojnë një sasi të pabesueshme të nxehtësisë dhe shtypjes – një ambient i temperaturës dhe shtypjes i ngjashëm me atë të diellit.

Nëse shkencëtarët mund të ndërtojnë diellin në tokë, ata mund të krijojnë energji të pafundme duke imituar diellin. Në fuzionin nuklear, nxehtësia dhe shtypja ekstreme krijon plazmë. Më pas, brenda asaj plazme, dy apo më shumë bërthama hidrogjeni përplasen së bashku, duke u bashkuar në një atom më të rëndë, dhe që do të lironte një ton energjie gjatë këtij procesi.

Në vitin 2016, ekipi i shkencëtarëve në Kinë mund të nxehte plazmat e hidrogjenit deri në 50 milionë gradë celsius për 102 sekonda. Vetëm pas dy vitesh ata arritën 100 milionë gradë celsius për 10 sekonda. Pra, rekord pas rekordi.
Temperaturat janë mahnitëse, por shkurtësia në kohë, dhe mungesa e shtypjes përbën një pengesë të madhe.

Fuzioni është i thjeshtë për diellin, sepse yjet janë masivë dhe graviteti ofron shtypjen në mbarë sipërfaqen.
Por në tokë, ne duhet ta japin shtypjen në një vend për ta mbajtur reaksionin të gjallë dhe i cili duhet të jetë krejtësisht i barabartë.
Sidoqoftë, rekordi i ri është shpresëdhënës.