“E bëjnë për pesë pare”, fansat e kritikojnë Besën: Kur të dashurosh kafshët mos vish pellush kafshe

Autorja e shumë hiteve dhe fituesja e çmimeve të mëdha, Besa Kokëdhima është njëra nga këngëtaret që pëlqehet shumë nga publiku.

Ajo tregon dashurinë që ka për muzikën, duke sjellë hite të shumta.Sot me anë të një postimi tregoi se ka një dashuri të veçantë për kafshët duke shkruar se: I dashuroj kafshët! Pafajësinë dhe dashurinë e tyre të pakushtëzuar

Ky është Didi, i madhi i 3 micukeve që kam. Më përcjell dhe mirëpret çdo ditë kur kthehem në shtëpi. Ajo u kritikua nga ndjekësit për shkak se ka të veshur një pellushë për të cilin sigurisht janë sakrifikuar shumë kafshë, duke rënë në kundërshtim me fjalët e saj.