ABUZOI BABAI PËR 16 VITE, FLET VAJZA: NUK E KALLËZOVA SEPSE…


Ngjarja e djeshme që një 61-vjeçar kishte përdhunuar vajzën e tij për 16 vite radhazi ka tronditur mbarë opinionin publik.

Për herë të parë pas kësaj ngjarje ka folur 25-vjeçarja duke treguar arsyet se përse nuk e ka akuzuar më parë të atin.

Vajza është shprehur në polici se ka heshtur për shkak se babai i saj e ka kërcënuar si dhe ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike për të mos e lejuar të flasë.

25-vjeçarja është abuzuar për 16 vite, që në momentin kur ajo kishte qenë vetëm 9 vjeç

Kanë qenë murgeshat ato që kanë zbuluar ngjarjen, kur e reja ka rrëfyer për ferrin e përjetuar gjatë viteve që ka qëndruar me babanë.

Mësohet se 61 vjeçari Nakuçi ishte divorcuar kur ishte 45 vjeç.

Pas kësaj tre fëmijët kanë jetuar me të atin.

Pas denoncimit të 25 vjeçares, babai është vënë në pranga ku dhe është marrë në pyetje për ngjarjen.

Para prokurorisë ka pranuar faktin se në moshën 19 vjeçare, vajza kishte ngelur shtatzënë me të dhe e kishte abortuar fëmijën.

Sakaq, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për babain monstër i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij për shumë vite më rradhë.