E νrαrë në prag Krishtlindje në moshën 29 vjeçare nga burri 63 vjeç, nënë e 2 fëmijëve

E gοdίtur me mjet prerës në moshën 29-vjeçare nga burri i saj 63-vjeçar. Ernesto Favara, i ka marrë jetën gruas së tij të re ne Trapani, Itali.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre. Efektivët e 118-tës kanë ndërhyrë në vend me një ambulancë, por përpjekjet e shpëtimit rezultuan të padobishme.

Gruaja quhej Maria, ajo ishte 29 vjeçe. Karabinierët e Komandës Krahinore të Trapanit bllokuan bashkëshortin, i cili ndodhet në kazermë për t’u marrë në pyetje.

Është një burrë shumë më i madh se ajo, ai është 63 vjeç. Hipoteza më e akredituar është ajo e pasionit. Burri ishte xhelσz për gruan e re. Çifti, sipas informacioneve të mbledhura në qytezë, kishte dy djem, binjakë. Por fëmijët do t’i besohen një komuniteti.

Nga sa mësohet duket se e reja Maria ishte përpjekur t’i shpëtonte furisë së 63-vjeçarit, me të cilin jetonte prej rreth dhjetë vitesh, por burri e gσditi pa i dhënë mundësi me një th!kë të madhe.

Të dy jetonin nga shitja e produkteve të peshkut. Ajo ishte me origjinë nga Palermo.