Tashmë dy ditë të burgosurit e grupit të Kumanovës, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Shkupit janë në grevë urie, kjo në shenjë revolte për shkak se nuk u lejohen vizita familjare dhe për lëshim në shtëpi gjatë fundjavave. TV21 kontaktoi me një familjar të një të burgosuri për të pyetur mbi gjendjen e tyre shëndetësore.