Dyshohet se u përdhunua një 15 vjeçare në Skënderaj, policia ndalon një person


Një person nga Skënderaj është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës me dyshimin se ka dhunuar seksualisht një të mitur të po kësaj komune.

Këtë rast për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Policia e ka intervistuar një person nga zona e Skënderajt që dyshohet se ka pasë kontakt seksual me një të mitur. Ai është në ndalim, ndërsa vajza duhet të shkojë për ekzaminime të mëtejshme”.

Merret vesh se e mitura është 15 vjeçare, ndërsa ai që po dyshohet se e dhunoi është rreth moshës 21 vjeçare.