Dyshohet se ka vdekur një 18-vjeçar në një liqen në hyrje të Maqedonisë së Veriut

Një i ri nga Opoja dyshohet ka humbur jetën në një liqe në hyrje të Maqedonisë së Veriut.
Lajmin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme, dyshohet ka humbur jetën në liqenin që ndodhet shumë pak kilometër në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, një i ri nga një fshat i komunës së Dragashit”, njofton zëdhënësi i DRP-së në Prizren, Shaban Osmanollaj për Express.

Personi që humbi jetën ishte 18-vjeçar nga fshati Brrut i Dragashit.
Ndërsa liqeni ku humbi jetën gjendet afërsisht 1 kilometër në territorin e Maqedonisë së Veriut, e rrjedhimisht në gjetjen e personit po angazhohen autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
Osmanollaj ka thënë se vazhdimisht janë në kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut.