Dyshohet se i ngacmoi partneren, zbulohet arsyeja pse efektivi i Policisë plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin!

Shkak pse efektivi i Policisë Erion Goxharaj plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin Loren Kosta, dyshohet se është bërë një vajzë.

Sipas burimeve, Goxharaj ka qëlluar në këmbë dhe kofshë me armë 45-vjeçarin, pasi dyshohet se ky i fundit i ka ngacmuar parnteren.

Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj dhe drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

AMP po kryen hetimet për ngjarjen, pasi autori është efektiv policie.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.