Dyshohet për tri raste të koronavirusit në Kosovë, pacientët erdhën nga Italia

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për koronavirus.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njofton se kanë tre raste të dyshuara për infektim nga koronavirusi.

Siç njofon QKUK’ja, të tre pacientët që dyshohen se janë të prekur nga virusi, kanë ardhur nga Italia ku tashmë janë konfirmuar dhjetëra raste të të prekurve prej koronavirusit.

“Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia”, thuhet në njoftim.

QKUK’ja tregon se po priten rezultatet, ndërsa njoftojnë qytetarët se nuk ka nevojë për panik.

“Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim. Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara”