Dyshohet për korrupsion, arrestohet ministri kroat i shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë në Kroaci, Vili Berosh, është arrestuar për dyshime mbi korrupsion. Pas kësaj, kryeministri Andrej Plenkoviç mbajti një takim urgjent me partnerët e koalicionit dhe e largoi atë nga detyra. Përkohësisht, Dr. Irena Hrstiç është caktuar sekretare shtetërore për të drejtuar ministrinë deri në zgjedhjen e ministrit të ri .

Sot në mëngjes, Policia Kombëtare Kroate për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kreu një aksion të madh, duke përfshirë një kontroll në shtëpinë e ministrit të Shëndetësisë, Vili Berosh. Përveç tij, janë në hetim edhe disa mjekë dhe drejtorë spitalesh. Sipas burimeve, kryeministri Andrej Plenkoviç pritet të mbajë një konferencë për shtyp pas orës 11:00 pas takimit të koalicionit që mbahet në orën 10:00 .