Largimi i Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë duket se i ka dhënë një tjetër frymë hetimeve për origjinën e koronavirusit.
Alina Chan është një nga 18 shkencëtarët që nënshkruan një letër duke kërkuar kthimin në laboratorin e Wuhanit për të hetuar burimin e Sars-Cov-2.
Në një intervistë për mediat amerikane, ekspertja e Institutit të Teknologjisë së Masaçusetsit tha se nuk ishte e bindur që virusi shpëtoi nga laboratori apo nëse ai avancoi te kafshët duke infektuar edhe njerëzit.
Ajo thotë se pozicionimi i Donald Trump që në nisje të pandemisë duke fajësuar Kinën për pandeminë shkaktoi stepje të shkencëtarëve duke bërë që ata të mos flisnin atë që mendonin duke mos dashur të pozicionoheshin pro apo kundër Presidentit amerikan.
“E di që e gjithë bota tani është në kërkim të një shkaku në Wuhan, por ne jemi duke mbledhur ende provat”, tha ajo. Me shpërthimin e koronavirusit në botë, Trump akuzoi hapur Kinën madje duke kërkuar dëmshpërblim prej saj.
Me ardhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden kërkoi sqarimin e kësaj çështjeje. Deri tani ka pasur disa aludime, por një përfundim për origjinën e Covid-19 mungon.