Dyshimet morën fund. Ndahen përfundimisht Loredana dhe Mozziku

Loredana e ka konfirmuar ndarjen nga Mozzik, në fakt një gjë e cila ka ndodhur shumë kohë më parë.

Përmes një postimi në Instagram, reperja me famë në trojet gjermano-folëse dhe më tej, tha se të dy kanë realizuar albumin bashkë rreth të cilit kanë punuar shumë.
Ajo thotë se me Mozzikun ka qeshur shumë gjatë kohës së punës, por në fund nuk ia dolën të mbanin një marrëdhënie të shëndoshë.

Reperja tutje tha se reperi ia dha dhuratën më të bukur në jetë, Hanën (vajzën e tyre) për të cilën flasin çdo ditë dhe mundohen ta rrisin bashkë.

Përshëndetje njerëz, disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish. ‘No Rich Parents’ ka shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që dëgjoj fjalë të mira për albumin. Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira.

Faleminderit për mbështetjen tuaj, dëgjoni këngën tonë të re “Mit Mir” dhe shikoni albumin tonë në 24 shtator. Do të publikohet vetëm në platformat digjitale. Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur të dyve ne gjatë kësaj kohe. Mozzik le të ndahet kjo gjë. Me shumë mundësi shumë njerëz mund të mendojnë tani se telenovela e përditshme e Loredanës vazhdon, por fatkeqësisht kjo është jeta e vërtetë.”, shkroi ajo.