Dyshime për COVID-19 në ‘Big Brother VIP’?

Në mesin e banorëve të “Big Brother VIP” është krijuar një shqetësim i ri. Fakti se Beniada nuk po ndihet mirë dhe ka temperaturë, plogështi dhe dhimbje kockash ka bërë që të dyshohet për marrjen e virusit nga jashtë. Nën zë, banorët gjatë ditës në bisedat e tyre kanë lënë të nënkuptohet se janë testuar dhe presin përgjigjet.

Situata paraqitet e qetë dhe të tjerët të paktën tani për tani nuk kanë ndonjë shqetësim shëndetësor. Pasi kjo gjë u bë temë, Donaldi ka rrëfyer se ka kaluar COVID-in pak ditë para hyrjes në shtëpi dhe ia ka hedhur lehtë, kryesisht me temperaturë dhe lodhje. Ndërkaq, mbetet e paqartë nëse në protokolet e produksionit përfshihet testimi i kujtdo që hyn në shtëpi për surpriza apo të tjera punë sepse kjo mbetet mënyra më e rrezikshme për infektim, në kushtet kur banorët janë në izolim nga e gjithë bota e jashtme.
https://www.instagram.com/p/CYllswWhYx_/?utm_source=ig_embed&ig_rid=01bfc332-0045-41de-8bfc-1334824bb810