Dyshime për celulë iraniane spiunazhi në Tiranë

ME URDHER TE SPAK JANE KONTROLLUAR MBI 11 AMBIENTE

Hetimet për ish anëtarin e MEK Bijan Poolagrad qe shihni ne kete foto, me dyshimet se ka kryer aktivitet spiunazhi për llogari të Iranit në vendin tonë, çuan në zbulimin e disa ambienteve dhe emrave të tjerë të dyshuar se mund të kenë qenë pjesë e të njëjtit aktivitet.

Të paktën 11 ambiente në kryeqytet janë kontrolluar nga Policia, pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Posaçme e cila pranoi kërkesën e SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur Poolagrad dhe në një procedim të ndarë vijon hetimet për persona të tjerë, megjithëse deri më tani nuk ka urdhër arresti.

Sipas hetimeve dyshohet se këta persona, ish anëtarë të opozitës iraniane përdoreshin nga Garda Revolucionare iraniane për të mbledhur të dhëna për kampin në Manzë të Durrësit.

Shtetasi I arrestuar Bijan Poolagrad u zbulua në tetor të 2020, teksa u kallëzua nga personi te I cili jetonte me qira.

Ai ndërhynte në rrjetet sociale të personave të tjerë, I merrte nën kontroll ato dhe kontaktonte me bashkëpunëtorët e tij, të cilëve i conte foto, video dhe informacione për kampin.