Dyqani Baby Boo me donacion në Repartin e Neonatologjisë në Spitalin e Tetovës (FOTO)

Dyqani i njohur Baby Boo me produkte për fëmijë si Suavinex, Nutriben dhe Drasanvi, ka bërë një donacion në Spitalin e Tetovës një numër të madh të këtyre produkteve, shkruan Pa Censurë. Këto produkte janë dërguar në Repartin e Neanatologjisë, të cilët do t’iu shërbejnë personelit për lehtësim të punës së tyre.

Pronari i Baby Boo Sabri Aliti për këtë donacion tha: “Ne gjithmonë dëshirojmë që Spitali i Tetovës të ngrit kualitetin e shërbimit. Firmat tona si Suavinex, Nutriben dhe Drasanvi janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve tonë dhe Spitalit i cili shërben këto qytetarë”.

Gjithashtu udhëheqësi i Repartit të Neonatologjisë SaniBajrami u shpreh: “Jemi shumë i kënaqur nga këto donacione të cilat gjithmonë janë të mirëseardhura në repartin tonë. Ne kemi filluar punën intensive që kur unë jam në këtë pozitë, pranojmë çdo ndihmë nga çdo firmë me të vetmin qëllim që të rrisim kulaitetin e shërbimeve dhe cilësisë së punës”.

Dyqani Baby Boo në Tetovë, Gostivar dhe në Shkup ofron produkte të larmishme për fëmijë, ku ju mund të gjeni gjithçka që nga fillimi i shtatëzanisë, gjidhënies dhe deri sa fëmija juaj të arrijë moshën madhore. Gjithashtu, ky dyqan ka edhe produkte tjera për gra dhe vajza. Produkte që mund të shfrytëzohen për mirëmbajtjen e lëkurës dhe të flokëve./PACENSURË/