Dy zonja në kryesinë e ngusht të BDI


Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI të shtunën mbajti mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm ku u zgjodh edhe kryesa e re e partisë. Në kryesinë e ngushtë u zgjodhën edhe dy femra. Për nënkryetare u zgjodh Arbana Pasholli nga dega e Dibrës ndërsa sekretare për përfaqësim gjinor u zgjodh Saranda Imeri nga dega e Gostivarit.

Kush është Arbana Pasholli, nënkryetarja e re e BDI-së
Arabana Pasholli vjen me një biografi të bujshme. Lindi më 19 prill të vitit 1981, nga një familje intelektualësh dhe me vlera në qytetin e Dibrës. Nënë e dy djemve dhe bashkëshorte e vyer.

Ciklin fillor dhe të mesëm e realizoi në Dibër- dhe e përfundoi si e diplomuar nga ENP High School, Eldora, Iowa- SHBA. E diplomuar në Psikologji, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së sot në Tetovë, ajo është zgjedhur nënkryetare e partisë, e vetmja në historinë e kësaj partie nga qyteti i Dibrës. Ka mbaruar studimet Master në Arsim dhe Mësim të Avansuar-Master of Education in Advanced Teaching – MEd, University of the People.

Psikologe në gjimnazin e përgjithshëm “28 Nëntori” – Dibër, me përvojë dhe histori të demonstruar në sferën e arsimit. E aftësuar në menaxhment, planifikim strategjik, punë ekipore dhe vendimmarrje. Aktive në programe dhe projekte të ndryshme të OJQ-ve në përkrahje dhe promovimin e edukimit etik, interkulturor dhe paqësor, integrimit ndëretnik, celebrim të diversitetit, participimit demokratik të të rinjve si dhe fuqizimin e zërit të të rinjve.

Mentore në The New York Academy of Sciences dhe The Fortnightly Scientist. Për momentin vijon trajnimin në 2020 Academy Ambassador NYAS, Ethics Education – Arigatou International – Geneva dhe EU Schoolnet Lidership për ndryshim – Shared Lidership. Gjithashtu e angazhuar si mentore edhe në projektet PushFar dhe Empower the Youth.

Aftësi të shkëlqyera në komunikim, të menduarit kritik, aftësi kolaborative, menaxhim i kohës, lidership ekipor, fasilitim, vendim marrje, të folurit publik, të mësuarit online. Arbana përveç gjuhës shqipe, komunikon rrjedhshëm edhe në gjuhën angleze dhe maqedonase.

Kush është Saranda Imeri, sekretare për përfaqësim gjinor
Saranda Imeri lindi me 03.10.1977 në Çegran të Gostivarit. Saranda Imeri është vajza e ish liderit tashmë të ndjerë të PPD, Imer Imeri i cili hisotira e mban mend si nënshkrues të Marrëveshjes së Ohrit dhe ish i burgosur politik në sistemin e kaluar monist. Lideri integrist Ali Ahmetit, Imer Imerin e quante Plaku i Marrëveshjes së Ohrit.

Saranda Imeri udhëhoqi me shtabin komunal zgjedhor të degës së BDI për Referendumin e vitit 2018. Më herët ka qenë nënkryetare e degës së Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar. Nga dhjetori i vitit 2019 është anëtare e Këshillit të përgjithshëm të BDI, ndërsa ka qenë këshilltare komunale nga radhët e BDI në përbërjen e vitit 2013 në Këshillin e komunës së Gostivarit.

Saranda Imeri është profesoresh e Artit Muzikor dhe prej vitesh është mësimdhënëse në Gostivar. Është nje ndër këngëtaret me të njohura të muzikës shqiptare. Mban në pronsi disa çmimeve të para në festivale tëndryshme siç ishin festivalet Nota Fest dhe Poli Fest. Flaka