Dy vjet nga pushtimi rus i Ukrainës, katër liderë perëndimorë bëhen bashkë në Kiev

Lufta në Ukrainë prej dy vitesh ende nuk është ndaluar duke sjellë një numër të lartë viktima dhe shkatërrime të mëdha për vendin.

Numrat zyrtar i civilëve të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022 janë shumë larg së vërtetës, sepse deri tani nuk është publikuar asnjë një raport me të dhëna të sakta.

Gjatë pushtimit rus të Ukrainës, autoritetet thonë së që nga qershori 2023, kanë qenë në gjendje të numërojnë 10,368 civilë, trupat e të cilëve janë gjetur.

“Ne vlerësojmë se numri ka të ngjarë të jetë pesë herë më i lartë. Prandaj dyshojmë se mund të kemi rreth 50,000” viktima, deklaronte në atë kohë Oleg Gavris, këshilltari kryesor i shefit të kabinetit të presidentit Volodymyr Zelensky.

Edhe OKB gjithashtu se numri i viktimave të jetë më i lartë se shifrat zyrtare të publikuara.

Autoritetet ukrainase vlerësojnë se vetëm rrethimi i Mariupolit (nga shkurti deri në maj 2022), një qytet port i madh në Ukrainën jugore aktualisht nën kontrollin rus, kushtoi jetën e të paktën 25,000 njerëzve, të cilët u varrosën në varre masive.

Ndërkohë sot në Kiev pritet të mbërrijnë katër liderë perëndimore, përfshirë Presidenten e Komisionit Europian.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe kryeministri belg Alexandre De Croix udhëtuan së bashku në kryeqytetin ukrainas gjatë natës me tren nga Polonia, thuhet në një deklaratë të qeverisë italiane.

Meloni pritet të mbajë një konferencë sot nga Kievi me liderët e G7, dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është ftuar gjithashtu të bashkohet me diskutimin.