Dënim me burg prej dy vjet e tre muaj u dha nga gjyqtarja Marija Kletniçka për 21-vjeçarin Shukri Zeqiri nga Shkupi, i cili më 12 tetor të këtij viti, në bulevardin “Nikola Karev”, në pjesën e njohur si rruga e “Plastikave” në Shkup, ka goditur në fytyrë një fëmijë dhjetë vjeçar, i cili ka vdekur në vend, kurse shoferi ka ikur nga vendngjarja.
Sipas ligjit parashikohet dënimi me burg nga 1 deri në 5 vjet, ndaj gjykata cakton dënimin nga 2 vjet. Ai ka kryer një vepër tjetër, “mosdhënien në ndihmë të të dëmtuarit në aksident trafiku, për të cilin parashikohet dënim me gjobë ose burg deri në 1 vit, ndaj gjykata cakton dënim me burg prej 6 muajsh”. Gjykata e dënon të akuzuarin Shukri Zeqiri me një dënim të vetëm prej 2 dhe 3 muajsh. Në dënimin e tij merret parasysh edhe koha e kaluar në paraburgim”, tha gjyqtarja Kletniçka.
Ai lëvizte me 76 kilometra në orë, pra 26 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Përveç dënimit me burg, Zeqirit i është shqiptuar edhe ndalimi i drejtimit të mjetit motorik për një periudhë prej tre vitesh, ndërsa në dënim nuk llogaritet koha e kaluar në burg. Masa e arrestit shtëpiak do të vazhdojë deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Zeqiri paraprakisht e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se ka ikur nga frika se mos e rrahin.