Gjykata i caktoi dënim me bu*rg prej dy vjet dhe pesë mua edhe njërës nga të ak*uzuarit e punësuar në MPB për dhënien e pasaportave në rastin “Sozia” e cila paraprakisht sot e pranoi fajin në seancën e sotme para Gjykatës Themelore Pe*nale në Shkup.
Olivera Sofronievska është e gjashta, nga fillimisht dhjetë punonjësit e ak*uzuar fillimisht në MPB, të cilëve Gjykata u caktoi dënim pasi e pranuan veprën. Sipas aktak*uzës, ajo miratoi dhënien e 198 pasaportave të rreme.
Gjykata Olivera Sofronievskës, gjithashtu, i shqiptoi ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës për një periudhë dhjetë vjeçare.
Rrethana rënduese, gjatë shqiptimit të vendimit, Gjykata tha se janë natyra dhe shpeshtësia e veprave të tilla pe*nale në vitet e fundit.