Dy vite nga vërshimet në Shkup

Nesër në Shkup do të shënohet dy vjetori i motit të ligë dhe vërshimeve që morën jetën e 22 personave.

Pasditen e 6 gushtit në rajonin e Shkupit kishte mbajtur mot i ligë me të rreshura të mëdha të shiut dhe erës së fuqishme.

Të vdekurit nga vërshimet ishin nga Hasanbegu, fshatrat Stajkovc, Smilkovc dhe Haracinë.

Gjatë 24 orëve në rajonin e Shkupit kishte rënë 92.9 litër shi në m2.

Rënie të drunjëve, shtëpi pa rrymë dhe shumë dëm i madh material kishte ndodhur ato ditë ndërkohë që ishin evakuuar mijëra banorë.