Dy vik*tima në Spitalin e Pejës

Dy persona kanë vde*kur gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, të cilët ishin të dyshuar për Covid-19.

“Fatkeqësisht gjatë ditës së djeshme 2 paciente të patestuara por të dyshuara me Covid-19 kanë vde*kur. Njëra paciente ka qenë nga Komuna e Klinës e moshës 78 vjeçare, ndërsa pacientja tjetër ka qenë e Komunës së Pejës e moshës 84 vjeçare. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerave. Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë,216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.”, thuhet në njoftimin e këtij spitali.

Po ashtu bëhet e ditur se Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 aktualisht po trajtohen 70 pacientë.  29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile. Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19./21Media