Dy vëllezër nga Negotina vihen në pranga!

“Sot (05.01.2021) në orën 20.30 nëpunësit policor nga Departamenti i Policisë Galata, në fshatin Negotinë komuna e Vrapçishtit kanë privuar nga liria 30 vjeçarin M.B nga fshati Negotinë pronar i një lokali për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për mos respektimin e masave dhe protokolleve në pandemi.

Gjegjësisht, gjatë kontrollit në lokal, organet e rendit kanë konstatuar se objekti ka punuar edhe jashtë orarit të lejuar si dhe ka pasur rreth 25 persona brenda në lokal gjë e cila është në kundërshtim më vendimin e Qeverisë për funksionimin e objekteve hotelierike. Inspektorati i Tregut – Gostivar e ka mbyllur objektin dhe i ka vendosur shiritin e mbylljes, më pastaj shiriti është larguar nga i vëllai i M.B, B.B 37 vjeç pas të cilës është privuar nga liria”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.