Dy vëllezër e kthejnë banesën që iu dhurua si djem dëshmori (VIDEO)

Erdhën nga Italia, ku jetojnë edhe veprojnë tash e një dekadë.
Dy djem nga Ozdrimi i Skenderajt, gjatë ditës së enjte vendosën që ta rikthejnë banesën sociale që Komuna e Skenderajt ia dha në shfrytëzim në vitin 2009, si fëmijë të dëshmorit Muhamet Musliu.

Ardiani e Kastrioti, që tashmë jetojnë dhe punojnë në Itali, kanë krijuar kushte më të favorshme për jetë. Ndërsa, pas publikimit të këtij lajmi në rrjetet sociale, dyshja mori qindra mesazhe urimi për gjestin e bërë.
E gjitha kjo, për të parin e Skenderajt, ishte mjaft befasuese dhe tejet emocionuese, duke e shtyrë që ta publikojë këtë moment të rrallë edhe në rrjetet sociale.

Të rritur nga gjyshërit e axhallarët, pasi dy prindërit i humbën në lu*ftën e fundit në Kosovë, Ardiani e Kastrioti shpresojnë që vendstrehimi që e shfrytëzuan për afro një dekadë, t’i takojë një familjeje siç ishin kohë më parë edhe vetë këta.
E banesa që e shfrytëzuan për 11 vite, brenda dy javësh pritet të bëhet me banorë të rinj.