Ura ‘Fatih Sulltan Mehmet’ dhe ajo e ‘Yavuz Sulltan Selimit’, sonte po ndriçojnë me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Kjo për shkak se Kosova feston 12 vjetorin e pavarësisë.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Turqi. Po ashtu sonte me ngjyra të Kosovës është ndriçuar edhe kulla ‘Atakule’ në Ankara.