Dy turistë izraelit vriten në Egjipt

Dy shtetas izraelitë thuhet se u vranë kur një person i armatosur hapi zjarr ndaj një autobusi të mbushur me turistë izraelitë në Egjipt, thanë mediat.

Ministria e Jashtme tha se po hetonte raportet se një person i armatosur kishte hapur zjarr ndaj një autobusi që transportonte turistë izraelitë.

“Wala News” raporton se një izraelit është vrarë dhe një i plagosur.

Sipas RT Arabic, një burim sigurie tha se një oficer policie qëlloi me armën e tij në një grup turistik izraelit në zonën Amoud Al-Sawari të qytetit.