Dy trupa të cop*ëtuar brenda valixheve, dyshime për çiftin nga Vlora


Çifti është raportuar si i zhdukur më 2 nëntor 2015 në zonën e Castelfiorentino në rrethana të paqarta.
Shpëtim dhe Teuta Pasho, shkonin shpesh në shtetin fqin. Mediat italiane raportojnë se ata shkuan në 2015 për disa kontrolle mjekësore.

Më 1 nëntor Teuta ka folur me motrën dhe më 2 nëntor ata s’u përgjigjën më në telefon.
Një hije dyshimi është debati që ka pasur çifti vlonjat me ish-të dashurën e djalit.
Sipas raportimevenjë tatuazh spirancë me emrin e një qyteti shqiptar mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së dy trupave të copëtuar dhe të gjetur në 3 valixhe.

Karabinierët dhe prokuroria italiane po punojnë për të arritur në identifikimin e saktë të viktimave, ku tatuazhi i gjetur në parakrahun e burrit është një nga elementët kryesorë i cili mund të ndihmoj në zbardhjen e identitetit të tyre.
Ndërkohë që autoritetet italiane njoftojnë se hetimet vazhdojnë në disa pista.

Bëhet me dije se mbetjet trupore të viktimave ishin mbështjellë me celofan dhe najloni të gjitha të lidhura me shirit ngjitës dhe “të mbrojtura” nga një lloj paketimi. Së pari u gjet një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit pastaj një me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj.