Dy tetovarë mashtrojnë një kompani sigurimi me 160.000 denarë, kishin përgaditur raporte të falsifikuara mjekësore kinse kanë pësuar aksident


SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër A.Xh. (25) dhe R.Xh. (22), të dy nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale “mashtrim sigurimi” dhe “dorëzimi i provave të rreme”. Gjatë një inspektimi nga një ekip i SVR Tetovë në lidhje me një raport për raporte mjekësore të falsifikuara, janë vërejtur raportet mjekësore të paraqitura nga të dy të dyshuarit, të cilat nuk ishin regjistruar në librat përkatës për regjistrimin e aksidenteve rrugore dhe as në sistemin “Termini im”. Raportet u paraqitën te mjekët, të cilët kishin nënshkruar dokumentet, por ata deklaruan se raportet nuk ishin plotësuar nga ana e tyre dhe as nënshkrimet nuk ishin të tyre.

SPB Tetovë kontaktoi kompaninë e sigurimeve në lidhje me kompensimin që kishin marrë të dy të dyshuarit, dhe nga kompania u njoftua se më 30.12.2021 përmes një avokati ishte dorëzuar një kërkesë nga të dy për dëme jomateriale, pas së cilës u paguan gjithsej 160,000 denarë. Në përpilimin e raporteve mjekësore të falsifikuara i kishte ndihmuar një person tjetër, i cili më pas ua kishte dorëzuar raportet të dy të dyshuarve, duke i ndihmuar ata të përfitojnë padrejtësisht 160,000 denarë.