MPB ka njoftuar se Me datë 04.07.2024 në ora 18:20 në Shkup, në zonën e Çairit, zyrtarët policorë të Njësisë për ndërhyrje të Policisë në SVR Shkup kanë privuar nga liria A.A.(29) dhe F.E.(27), të dy nga Tetova, pasi gjatë kontrollit të mjetit të pasagjerëve me drejtues shtetasin F.E., është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pak më vonë policët e SPB Tetovë kanë bastisur shtëpitë e tyre në Tetovë, ndërsa në shtëpinë e A.A. u gjet një peshore dixhitale me mbetje marihuane. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.