Dy të vdekur nga shpërthimi i një bombe në Cetinje të Malit të Zi

Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën mëngjesin e sotëm në Cetinë, pasi pranë Qendrës Sportive aty u aktivizua një pajisje shpërthyese, raportoi “Vijesti” duke u referuar burimeve nga Drejtoria e Policisë.

Një person humbi jetën në vendngjarje. Sipas një burimi të lartë në Drejtorinë e Policisë, personi i dytë ndërroi jetë më vonë nga plagët. Sipas mediave, të dy viktimat ishin anëtarë të një grupi kriminal.