Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi një furgon është përmbysur pranë tunelit në Katllanovë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orën 17:45.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar se te tre persona është konstatuar vdekja, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje janë dërguar ekipe policore dhe një prokuror publik.
Do të përcaktohen rrethanat dhe shkaqet e sakta të këtij aksidenti të tmerrshëm. Në autostradë janë krijuar kolona të mëdha pasi trafiku u bllokua, dhe automjetet po devijohen në rrugën e vjetër nga Petrovec drejt Velesit. Gjithashtu, është në dispozicion edhe opsioni Miladinovci – Sveti Nikoll – Shtip – Veles.