Dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të martën në Kosovë, derisa nga 11.144 testime, 2.707 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 556 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 161.726.
Raste aktive janë 21.668.