Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë në 24 orët e fundit evidentoi dy të sëmurë të rinj nga Kovid-19, nga një në komunat Kumanovë dhe Likovë, bënë të ditur sot kompetentët. Një person është shëruar.
“Dy të sëmurët e rinj rrjedhin nga klasterë tashmë të njohur”, deklaroi drejtori i Qendrës, dr. Arif Latifi.
Janë bërë 35 testime prej tyre 20 sipas “Termini im” dhe 15 sipas indikacioneve epidemiologjike.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në rajonin e QSHP Kumanovë, që nga fillimi i epidemisë me Kovid-19, janë diagnostikuar 725 persona, ndërsa për momentin aktivë janë 269 raste.