Dy të ri nga Senakosi e therrin me thikë dhe e godasin me rryp të miturin!

Dje (06-prill) nga ora 20:15 deri në ora 21:50, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- departamenti i punëve të brendshme-Gostivar kanë privuar nga liria personin S.F.(18) dhe një 17-vjeçar, të dy nga Senokosi i Gostivarit, të cilët paraprakisht ishin raportuar nga një i mitur nga Dobërdolli i Gostivarit se rreth orës 17:30 në hyrje të fshatit Senokos e kanë sulmuar fizikisht. Sipas raportit, gjatë sulmit njëri kishte përdorë rrip lëkure, ndërsa tjetri e kishte lënduar me një mjet të mprehtë në këmbë.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj personave të përfshirë, do të vijojnë parashtresa përkatëse.