Dy persona e mbijetuan rrëzimin e aeroplanit të udhëtarëve në Pakistan, kumtuan sot autoritetet lokale.
Megjithëse më parë ishte kumtuar se nuk ka të mbijetuar në aeroplan me 98 pasagjerë dhe ekuipazh, më vonë u raportua se dy persona i mbijetuan rrëzimit të avionit, i cili u rrëzua në zonën e populluar në Karaçi.
Në raportet e para u theksua se në aeroplanin 107 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, por më vonë është saktësuar se kishte 91 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit
Kryetari i Komunës së Karaçit, Vasim Ahtar deklaroi se janë shkatërruar disa shtëpi gjatë rrëzimit të aeroplanit të kompanisë ajrore pakistaneze PIA (Pakistan interneshenell erlajns). Deri më tani nuk është e ditur nëse dikush ka vdekur në ato shtëpi.
Aeroplani ka fluturuar nga qyteti Lahore deri në Aeroportin ndërkombëtar Xhinah në Karaçi, njeri nga aeroportet më të ngarkuara në Pakistan.
Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se piloti ka dhënë alarm pasi aeroplani ka mbet pa njërin motor.
Aksidenti ka ndodh disa ditë pasi Pakistani i rifilloi fluturimet tregtare në vend. Këto lidhje u ndërprenë për më shumë se një muaj si rezultat i epidemisë së koronavirusit./MIA