Dy simptomat që shfaqen tek të rinjtë që kalojnë COVID-19

Të rinjtë të cilët janë infektuar nga koronavirusi, ŕrezikojnë më shumë që të humbin shijen dhe nuhatjen, në raport me të moshuarit. Kjo cilësohet nga ekspertët si një kambanë tjetër alarmi, pasi një problem i tillë mund të shfaqet në vend të simptomave të zakonshme si kolla dhe temperature e lartë.

Është kjo ajo që konfirmon një studim italian i Fatebenefratelli-Sacco në Milano, Itali, i publikuar në revistën shkencore, “Clinical Infectious Diseases”, gjë që është zbuluar edhe nga një studim irlandez. Studiuesit e St. James’s Hospital në Dublin, kanë ekzaminuar 46 pacientë të infektuar, të cilëve iu kërkua që të vlerësonin ndryshimin e nuhatjes dhe shihet.

Rreth gjysma e pjesëmarrësve të përfshirë në studim, manifestuan humbje të nuhatjes dhe shijes. Ndërsa personat e moshuar rezultuan më pak të prekur nga këto simptoma, në raport me më të rinjtë. Thuajse gjysma e të rinjve 22 në 46, raportuan humbje të nuhatjes, ndërsa 25 nga 46, humbje të shijes. Mosha mesatare të infektuarve që shfaqën probleme me nuhatjen ishte 30.5 vjeç, ndërsa 34 për ata që humbën shijen.