Dy shtetas turq me vetura “rent a car” kapen në Maqedoni duke trafikuar migrantë

Sot (18.10.2024) në orën 12:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Pikën Kufitare Bogorodica, pranë pikës së pagesës në Gjevgjeli, në drejtim të Shkupit, kanë ndaluar një automjet ‘Volkswagen’ me targa të Shkupit, në pronësi të një agjencie ‘rent a car’ nga Shkupi, i drejtuar nga I.A. (54) nga Turqia. Në automjet janë zbuluar shtatë persona migrantë ilegalë nga Siria, nga të cilët tre janë të mitur. I.A. është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.

Gjithashtu sot (18.10.2024), në orën 12:10, në kryqëzimin pranë Bogdancit, gjatë kontrollit të një automjeti ‘Volkswagen Polo’ me targa malazeze, në pronësi të një agjencie ‘rent a car’, dhe të drejtuar nga S.J.F., shtetas turk me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, janë gjetur pesë persona migrantë ilegalë, nga të cilët dy janë të mitur. S.J.F. është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.