Dy shtetas të huaj në Shkup rezultuan pozitiv me koronavirus

Nga të infektuarit në Shkup sot janë regjistruar edhe dy shtetas të huaj. Nuk dihet përkatësia e tyre kombëtare dhe as qëllimi pse qëndrojnë në vendin tonë.

Ndërkohë nga të infektuarit në 24 orët e fundit, numri më i madh i tyre është nga Çairi, Qendra dhe Kisella Voda. Në Saraj për tre ditë regjistrohen nga 3-5 të infektuar.