Dy shqiptarë rrezikojnë të dëbohen nga Zvicra, akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare

Për dy shtetas të Maqedonisë dhe një të Kosovës, të gjithë të lindur në St.Gallen, por pa pasaportë zvicerane po kërkohet dëbimi nga Zvicra.

Ata po akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçare.
toggle menu

Kosovari rrezikon të dëbohet nga Zvicra, akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare08:24, 12/01/2022

Për dy shtetas të Maqedonisë dhe një të Kosovës, të gjithë të lindur në St.Gallen, por pa pasaportë zvicerane po kërkohet dëbimi nga Zvicra,

Ata po akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçare.

LEXO EDHE:“Na e kpute zemrën o Erin, m’kujtohet biseda e fundit..”, postime prekëse të miqve të 27-vjeçarit nga Prishtina që vdiq mbrëmë

Akuza e cila po trajtohej në seancën në Gjykatën e Qarkut St.Gallen ishte ajo për akte seksuale me një fëmijë, transmeton albinfo.ch. Dy nga të dyshuarit kanë pasur edhe akuza shtesë.

Të tre kanë lindur në St.Gallen, por nuk kanë pasaportë zvicerane. Prandaj, prokurori publik ka kërkuar për ta jo vetëm dënime me kusht ose të pjesshme me burgim dhe gjoba por edhe dëbim nga vendi nga pesë deri në shtatë vjet.

Të akuzuarit mohojnë shumicën e akuzave

Të pyetur nga kryetari i trupit gjykues, tre të akuzuarit mohuan shumicën e akuzave. I pari – një 21-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut – ka rrëfyer se ka kryer marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren, të cilën, sipas prokurorit, e ka takuar në verën e vitit 2019. Ai e donte atë, theksoi ai. Por sipas tij, nuk e dinte moshën e saj reale.

Përveç akteve seksuale me një fëmijë, ai është akuzuar edhe për përdhunimin e viktimës në hotele dhe për dhënien e substancave të dëmshme për shëndetin e saj si alkool dhe drogë, shkruan tagblatt.ch.

I akuzuari ka përfituar nga situata e paqëndrueshme mendore e vajzës, thotë prokurori. Një bisedë e tyre në internet vërtetohet se e mitura i kishte treguar atij moshën e saj reale.

Përfaqësuesja ligjore e viktimës ka theksuar në fjalën e saj se i akuzuari qëllimisht e kishte joshur vajzën në një dhomë të përbashkët të marrë me qira bashkërisht nga disa meshkuj, në mënyrë që disa prej tyre të kishin marrëdhënie seksuale me të. Ajo ka kërkuar dëmshpërblim në të holla për klienten e saj dhe pagesën e terapive të saj.

Kosovari mohon kontaktin seksual me 15-vjeçaren

I akuzuari i dytë – një kosovar 22-vjeçar – mohoi të ketë qenë në dhomën e marrë me qira në kohën në fjalë. Mes tij dhe vajzës nuk ka pasur asnjëherë kontakt seksual, shtoi ai.

Ai u akuzua gjithashtu për materiale të shumta me pornografi dhe imazhe të dhunës si dhe për shkelje të ligjit të trafikut rrugor.

Prokuroria ka kërkuar për të dënim me burg me kusht 15 muaj, gjobë dhe 5 vjet dëbim nga vendi.